Një mjek i ushtrisë franceze është goditur 10 herë me thikë në fyt ndërsa po merrte fëmijët e tij të vegjël nga shkolla sipas raporteve.
Mjeku 40-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është sulmuar në Marsejë në mbrëmjen e djeshme, teksa po kthehej me makinën e tij.
Një person i dyshuar është vënë në pranga për tentativë vrasjeje.
Ai sapo kishte marrë fëmijët e tij 3 dhe 7 vjeç, kur i dyshuari 23-vjeçar, të cilin policia e ka identifikuar si Mohamed L, e sulmoi, raporton Le Figaro.
Sipas dëshmitarëve, 23-vjeçari para sulmit kishte thënë se po vepronte në emër të Zotit, por oficerët e kanë përjashtuar terrorizmin si motiv pasi kontrolluan shtëpinë e tij.
23-vjeçari u çarmatos nga 4 kalimtarë.
Thika që kishte në posedim ishte thikë e ushtrisë zvicerane.
Pas sulmit, mjeku është dërguar në spital dhe ndodhet në terapi intensive.