Një 30-vjeçar është gjetur mbytur gjatë ditës së sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Sipas policisë, i riu ka qenë duke notuar, dhe më pas dyshohet se është mbytur.
Policia thekson se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes