Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.
Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku” i njohur ndryshe si rruga e gjerë.
Burimet bëjne me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe, ndërsa është qëlluar me armë. Dyshohet se viktimë ka mbetur një djalë i ri rreth moshës 18-vjeç.
Ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë, pas vrasjes autorët janë larguar me një motoçikletë.
Deri në këto momente nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe se kush është autori.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.