Ishte duke punuar në një restorant, 40-vjeçari bie nga shkallët dhe përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në një restorant në rrugën “Don Bosko”. Punëtori 40-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shkallët.

Ai është dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë

Me datë 01.12.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”, në një restorant, aksidentalishit ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *