Ishte duke pushuar në bregdet, 54-vjeçarja humb jetën si pasojë e infarktit

Një ngjarje e trishtë është shënuar gjatë ditës sotme  në qytetin e Vlorës. Një 54-vjeçare e cila ishte duke pushuar në breg të detit, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.

Gjithashtu policia thekson se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *