Një punonjës i bashkisë Elbasan, ka rënë nga vinçi, teksa po riparonte llambat elektrike.
Uniformat blu në Elbasan bëjnë me dije se sot rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.
56-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave