Një grua në Gjermani ka mbajtur prej ditësh në çantë biletën e saj fituese të lotarisë, pa e ditur. Ajo ishte fituesja e një vlere parash prej 33 milionë eurosh.
45-vjeçarja ishte fituesja e vetme sipas Lotto Bayern më datë 9 qershor. Nëna e një fëmije i kishte zgjedhur rastësisht numrat dhe më pas e kishte futur biletën në çantën e saj.
“Mua akoma më merren mendtë për shkak se kam mbajtur pa kujdes një biletë me këtë vlerë parash, në çantën time për javë të tëra”, deklaroi ajo.
Gruaja kishte paguar 1.20 € (1 £) për biletën e lotarisë për shortin në fillim të muajit të kaluar.
/Priza.al/