Një tjetër tragjedi ka ndodhur në plazhin e Durrësit ku një pushues është mbytur tragjikisht në bregdetin shqiptar. Mësohet se ka ndërruar jetë duke u larë në det i moshuari 76 vjeç, me inicialet Sh. Xh., banues në Durrës.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/