Ishte futur të lahej në det, mbytet pushuesit në plazhin e Tales në Lezhë    

Kjo pasdite e nxehtë ka qenë tragjike për një pushues i cili ka humbur jetën teksa lahej në det, në plazhin e Talës në Lezhë.

Personi ende i paidentifikuar është mbytur pasditen e sotme, rreth orës 19:30, pasi ai ishte futur të lahej në det.

Mësohet se personi në fjalë është futur të lahet, por është ndjerë keq në ujë. Zemra e tij ka ndaluar së rrahuri dhe pushuesi është nxjerrë i pajetë nga uji.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po  punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *