Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Potgoricë të Dibrës. Një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte futur që të lahej në lumin Drini i Zi, teksa e ka marrë para rrjedha e ujit dhe më pas është mbytur.
Policia njoftoi se është në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.