Pas marrjes së 240 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca nëpërmjet mekanizmit COVAX, sot nis vaksinimi i bluzave të bardha në Kosovë.
Vaksinimi ka nisur në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Paralel me vaksinimin e mjekëve është bërë edhe vaksinimi i qytetarëve në sallën “1 Tetori”.
Dozat e vaksinës mbërritën 2 ditë më parë dhe i pari që e mori këtë vaksinë ishte kryeministri Albin Kurti. Në fjalën e tij, ai tha se nuk e bëri këtë gjë për të shfrytëzuar privilegjin e të qenit i pari i vendit, por për t’u dhënë mesazhin qytetarëve se kjo vaksinë është e sigurt. Deri më tani, Kosova ishte i vetmi vend në Europë, që nuk e kishte nisur procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, pasi nuk kishte marrë asnjë dozë nga asnjë kompani.
Për këtë arsye, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se Shqipëria është e gatshme që të vaksinojë të 11 mijë mjekët, pasi i ka mundësitë. 500 prej tyre u vaksinuan në Has, gjatë fundjavës së kaluar.