Një zyrtar policor, i nacionalitetit serb, është sulmuar fizikisht të shtunën në fshatin Dren të Leposaviqit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një manifestimi në një restorant, derisa zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitorivës së Veriut, Besim Hoti.
“Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës, pra ka shkuar për të festuar aty si të gjithë të tjerët”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar se lidhur me rastin janë identifikuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë qenë nën ndikim të alkoolit.