Vëllai i ish-futbolistit të famshëm italian Antonio Kasano, ëhstë arrestuar nga policia, pasi akuzohet si organizator i një bande grabitësish. Mediat italiane raportojnë se Xhovani Kasano, vëllai i ish-yllit italian të futbollit, është arrestuar nga policia.
Edhe pse Kasano dhe vëllai i tij nga babai nuk kanë asnjë lidhje mes tyre për gjërat që bëjnë, sërsih emri i ish-futbollistit përfundon në faqet e para të gazetave sa herë vëllai i madh bënë ndonjë “prapësi”.
I njohur me pseudonimin ”U Curt”, për shkak se është i shkurtër në trup, ai akuzohet këtë radhë nga policia se bashkë me 7 persona të tjerë kanë grabitur disa banesa në Bari dhe provincat rrotull. 53-vjeçari drejtonte bandën e cila u vidhte çelësat e shtëpive personave apo i riprodhonte duke përfituar nga bashkëpunimi me pronarin e një dyqani që kopjonte çelësa.
Hajdutët shfaqeshin në këto banesa me paruke grash dhe me maska anti-Covid.