Pas një hetimi të gjatë disa mujor Policia italiane ka arritur të arrestojë “skifterin” shqiptar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të zonës së Trevisos pasi kishte kryer dhjetëra vjedhje.
Në prangat e Policisë ka rënë një 30-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai rezulton se është pa leje qëndrimi në Itali pasi ishte dëbuar nga vendi vite më parë. Ai dyshohet të ketë kryer një sërë grabitjesh në zonë së bashku me bandën e tij.
Të gjithë ekipet e Policisë u angazhuan në arrestimit e tij duke vënë në dispozicion gjithë infrastrukturën logjistike, nga kamerat e sigurisë në autostradë tek përgjimet telefonike. Ai mbahej prej kohësh në vëzhgim nga karabinierët të cilët e kishin ndaluar dhe më parë por e liruan për mungesë provash.
“Skifterët” tani në vjeshtë sipas Policisë intensifikojnë veprimtarinë e tyre pasi errësohet më shpejt dhe njerëzit janë në punë.