Ishte kthyer në makthin e banorëve të Beratit, arrestohet hajduti 23-vjeçar

Një 23-vjeçar i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të Beratit, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhjeve në disa banesa. Ai ka tentuar të vjedhë në një banesë dy celularë dhe një portofol. Ai akuzohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari, i cili dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë.Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *