Ishte larguar prej 3 ditësh nga shtëpia, çfarë tha në polici kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës?

Lajmi për zhdukjen e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës ishte lajmi kryesor i mediave paraditen e sotme.

Klaudia Marku ishte larguar prej tre ditësh nga shtëpia dhe deri natën e mbrëmshme kishte folur me vajzën në telefon. Paraditen e sotme, bashkëshorti bëri një denoncim në polici dhe menjëherë nisi shpallja në kërkim.

U raportua se Marku ishte larguar nga shtëpia për shkak të një konflikti në familje.

Në orën 15:40 u raportua se Klaudia ishte gjetur dhe ishte në polici dhe mësohet se në polici ajo ka deklaruar se është larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin.

Gjithashtu ajo tregon se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe nuk kishte menduar se çështja do të arrinte deri në këtë pikë.

Ajo ka shtuar se telefoni i saj është bllokuar dhe nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bëhej, as për denoncimin.

Raportohet se gjatë dëshmisë ka qenë tepër e rënduar psikologjikisht. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *