Ishte në krye të detyrës për të raportuar lajmin, gazetari kthehet në hero. Ja gjesti që bën

Nicola Tanturli u gjet 2.5 km larg shtëpisë, në një përroskë 25 metra të thellë. Gazetari Giuseppe Di Tommaso, korrespondent i programit ‘La Vita in Diretta’ të Rai-t, shpëtoi fëmijën 2-vjeçar që u zhduk në Palazzuolo sul Senio.

Gazetari kishte shkuar në këtë vend për të raportuar mbi ngjarjen. Në momentin që gazetari ka dëgjuar fëmijën duke qarë në pyll ka vrapuar për ta marrë atë. Teksa ishte afruar më shumë në brendësi të pyllit gazetari kishte thërritur emrin e 2-vjeçarit, dhe e kishte shpëtuar atë.

“E pashë atë dhe thirra karabinierët sepse unë vetë e kisha lënduar këmbën. Me ndihmën e policisë ne mundëm ta nxjerrim nga përroska fëmijën. Momenti më emocionues ishte kur nëna përqafoi sërish foshnjën e saj. Prindërit ishin të lumtur dhe menjëherë e çuan fëmijën te mjekët për të kontrolluar kushtet e tij shëndetësore”, tha gazetari.

“Kur e përqafova djalin e kuptova se ai ishte mirë. Në ato momente po mendoja se më në fund gjithçka kishte përfunduar. Ne gazetarët që trajtojmë kronikën jemi mësuar t’i trajtojmë ngjarjet me ftohtësi. Gjetjen e Nicola-s do ta quaja si një nga momentet më të bukura të jetës time”, shtoi ai.

/Priza.al/Burimi:Fanpage

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *