Vetëm 23-vjeç, futbollisti Robert Peric-Komsic ka vendosur që të ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
23-vjeçari ka bërë publik se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me nënën e tij.
“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira”, u shpreh ai. Kisha një pasqyrë të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë, ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”.
Sipas mjekëve, Robert Peric-Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.