Moderatorja e njohur Luana Vjollca do të jetë në ekranin e televizionit Top Channel edhe për këtë sezon. Ajo ka negociuar me drejtuesit e televizionit dhe po punon për një projekt të ri të saj të cilin pritet ta bëjë publik në ditët në vijim.
Ndërkohë që prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullonte lajmi për largimin e Luana Vjollcës nga Top Channel, duket që nuk është i vërtetë pasi moderatorja ka nisur punën me ekipin e saj për studion e re të emisionit.
Po kështu, programi i saj është vendosur që të transmentohet ditën e shtunë.
Ky lajm vjen ndërkohë që miqtë e moderatores kanë zbuluar se në jetën e Luanës ka “hyrë” një krizë që i ka shkaktuar tensione në jetën private me Krenar Çoçajn.
“Panorama” shkruante pak ditë më parë se kanë qenë miqtë e saj të afërt që kanë dëshmuar për një krizë të re mes çiftit, pikërisht në prag të ceremonisë së dasmës që kishin planifikuar këtë vjeshtë.
Ndërkohë, dyshimeve që lindën nga këto rrëfime konfidenciale i shtohen edhe disa fakte, që tregojnë se Luana dhe Krenari që prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë, tashmë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, i vetmi rrjet social ku nuk postonin foto, por shkëmbenin mesazhe dashurie.
Nuk dihet se ç’do të ndodhë me përgatitjet për dasmën, duke qenë se ata kishin bërë prenotimet për ceremoninë VIP, që do organizonin buzë detit, në Gjirin e Lalzit. Luana ndërkohë do të rikthehet me emision të ri të muajin shtator, por që deri tani nuk ka zbuluar detaje.
/Marrë nga Panorama/