Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali
Bëhet me dije se Lorenc Beqira, se biznesmeni me origjinë nga Durrësi por që banonte prej kohësh në Ravenna të Italisë. Ai po udhëtonte me makinën e tij drejt Forli për të takuar të fejuarën Sandra Tampieri, ku dhe ka humbur jetën në një aksident.
Lajmi është konfirmuar nga vetë e dashura e tij, u ka ndarë lajmin për ndarjen nga jeta të 45 vjeçarit.
“I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe. Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”, ka shkruar ajo.