Ishte parashikuar, ja kush është ngjyra e preferuar e flokëve për këtë verë

Eksperti i flokëve, Josh Wood, e kishte parashikuar me herët që ngjyra e kuqe e flokëve do bëhej kaq trend dhe kaq i dashur për vajzat.

Padiskutim që ngjyra e kuqe e flokëve po shndërrohet në trendin e kësaj vere. Shumë personazhe VIP kanë guxuar që të ndryshojnë ‘look’ dhe njëra prej tyre ka qenë së fundmi edhe Loredana.

Por edhe personazhet e njohur të showbizit botëror kanë guxuar të ndjekin këtë trend dhe në fakt duken kaq bukur. E fundit ka qenë Rosalia, këngëtarja me famë botërore e cila ka lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe.

Si ju duket këngëtarja?

Eksperti i flokëve, Josh Wood, e kishte parashikuar me herët që ngjyra e kuqe e flokëve do bëhej kaq trend dhe kaq i dashur për vajzat.

Shpesh vajzat zhgënjehen nga ngjyra përfundimtare e flokëve të tyre pasi nuk arrihet totalisht ajo që ato dëshirojmë.

Por Wood shpjegon se çfarë duhet të kemi parasysh.

“Kam dëgjuar gjithashtu nga shumë persona me flokë të kuqe, të cilët ndjehen të zhgënjyer, apo edhe të injoruar, kur bëhet fjalë për larjen e ngjyrës së kuqe në shtëpi.

Unë e di se ata duan të njëjtat të kuqe moderne, që mund të arrihen në sallonet e bukurisë. Sidomos pasi që e kuqja është një nga ngjyrat më të shpejta për t’u zbehur”, shprehet eksperti.

Gjithashtu, nëse keni menduar që t’i lyeni flokët tuaj në ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të përzgjidhni dhe shampon e duhur.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *