Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve dhe njëkohësisht ish-zonja e Parë, Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin, Dianën.
“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën.
Ditën e djeshme, Princi William dhe Princi Harry zbuluan statujën në nder të Princeshës Diana.
Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës.
/Priza.al/