Erdis hysko, 22-vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia për veprat penale “Drejtim makine në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas policisë ky person është dënuar në shkurt të këtij viti me 5 vite burg për drogë, ndërsa në vitin 2021 është dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tëo”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tëo”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.