Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë,
Shtetasi me iniciale J.Gj., është dënuar nga gjykata Italiane për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.
Pas procedimeve në Shqipëri pritet të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Savona”. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
J.Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.