Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Kapshticë pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet franceze.
Shqiptari, 24 vjeç është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave Kapshticë në bashkëpunim me policinë kufitare Kapshticë Follorinë, teksa po tentonte të hynte në Greqi.
24-vjeçari rezulton me urdhër-arresti nga autoritetet franceze për trafik droge.