Ishte shprehur publikisht kundër… Nuk ka vaksinë dhe sanksion që e pengon Novak Djokoviç për në ‘Australian Open’  

Aktivistët “novax” dhe kundërshtarët e vaksinimit me detyrim në mbarë botën, tani kanë edhe një tjetër aleat VIP të deklaruar publikisht. Ai është tenisti serb dhe kampion bote njëherësh Novak Djokoviç, i cili i ka rezistuar për bukuri presionit për vaksinimin edhe pse e kanë kërcënuar me mospjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare.

Por kur je miliarder dhe i famshëm, duket qartë se nuk je si të tjerët, madje edhe ja del mbanë. Për më tepër as miliarderët e tjerë që duan ti imponohen botës me produktet e tyre, nuk kanë guximin të të kundërshtojnë apo detyrojnë.

Novak Djokovic Im Choosing To Focus On That Rather Than

E pra, Novak Djokoviç, jo vetëm që nuk ka pranuar të jetë pjesë e eksperimentit global me “terapinë gjenike” (vaksinat anti-Covid), por ka fituar edhe juridikisht të drejtën e tij për të qenë pjesë e evenimenteve sportive botërore.

Kampioni serb do të jetë pjesë e “Australian Open”, pavarësisht se tenisti vijon të refuzojë të vaksinohet. Për të marrë pjesë në këtë turne, vaksina ishte “kusht”, i vendosur nga autoritet australiane, por në fund organizatorët janë dorëzuar, duke i siguruar një “leje speciale” tenist serb.

Djokovic

Ka qenë vetë numri një në botë që ka bërë publik një lajm të tillë, me anë të një statusi në profilin e tij në Instagram, duke siguruar fansat se do të jetë pjesë e këtij turneu, pas lejes së veçantë që ka siguruar.

Some Other Dumb Shit Novak Djokovic Believes – Unnamed Temporary Sports Blog Dot Com

Djokoviç ka shkaktuar shumë polemika gjatë periudhës së pandemisë, fillimisht duke organizuar evenimente të palejuara, ndërsa së fundmi doli kundër vaksinimit me detyrim.

Djokoviç nuk ishte shprehur kurrë publikisht, nëse është vaksinuar apo jo, por kjo leje e posaçme, i jep fund këtij diskutimi.

Novak Djokovic given COVID vaccine 'exemption' to take part in Australian Open | World News | Sky News

Novak Djokovic wins his 6th Wimbledon championship title

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *