‘Ishte strategji e Ramës…’/ Edi Paloka mundohet të inkurajojë demokratët nga Durrësi: U numëruan bastionet e majta, shqiptarët votuan ndryshimin  

Partia Socialiste është në epërsi me vota në pjesën më të madhe të vendit, dhe deri tani ka rikonfirmuar disa nga bastionet e saj në Jug, por demokratët ende mbajnë shpresa.

Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama, ka qenë që të numëronte fillimisht bastionet e majta.

Në një deklaratë nga Durrësi, Paloka tha se, shqiptarët kanë votuar ndryshimin dhe se rezultati do të shihet kur të numërohen bastionet e djathta, të cilat nuk kanë filluar ende.

“Tani po i del boja, ishte strategji e Ramës për të nxjerrë qendrat e votimit që janë bastionet e PS. Bastionet e PD s’janë numëruar. Prisni, ajo që kemi thënë, do të dalë. Qytetarët shqiptarë kanë votuar për ndryshimin, ndryshimi do të vijë.

Në 2017-ën nuk pati asgjë në Maminas, ne presim ndryshim të thellë në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. (S’pranon të flasë për Maminasin). Mirupafshim”,- tha Paloka.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se do të dalë e vërtetë ajo çka ka pasur si parashikim PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *