Ishte zhdukur para një jave, gjendet e vdekur turistja franceze në Greqi

Një turiste franceze është gjetur e vdekur 5 km larg nga qyteti grek i Elafonisissi. CNN shkruan se trupi i pajetë i 29-vjeçares është gjetur në një përrua.

Violet Giango kishte shkuar me pushime në Kretë dhe u shpall e zhdukur më 24 qershor. Në këtë datë kishte komunikuar me prindërit e saj në Francë, ndërsa iu kishte thënë se do të ikte në Elafonissi, për të vizituar edhe këtë qytet.

Teksa ditët kalonin, prindërit u shqetësuan për fatin e vajzës së tyre dhe menjëherë telefonuan autoritetet për ndihmë.

Një ditë më parë, policia arriti të gjente makinën e braktisur të së resë, brenda së cilës u gjend një valixhe. Sipas dëshmisë së burrit që e pa për herë të fundit, e reja ishte drejtuar për në autostradën E4 që të dërgonte në Elafonisi.

Ekipet mjekësore dhe policia janë drejtuar për në vendngjarje për të mësuar shkaqet e sakta të vdekjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *