Në një ishull të izoluar në Oqeanin Indian, ka një fis të njerëzve indigjene që sulmojnë çdokënd që tenton për të vizituar këtë vend. Reklama
Dhe për këtë, siç shkruajnë mediat e huaja, ishulli është llogaritur si më i rrezikshmi në planet për tu vizituar.
Bëhet e ditur madje se India ka ndaluar qytetarët e saj nga vizita në këta ishuj, as edhe të tentojnë të kontaktojnë me atje. Shkuarja brenda ishullit është e paligjshme.
Kjo pasi që njerëzit Sentinelese janë të njohur për dhunë dhe mosgatishmërinë e tyre për të komunikuar me të huajt.
Pak dihet rreth ishullit katror ku ata jetojnë, kryesisht për shkak se ajo është e mbuluar me pyje.
Duke mos iu bindur këtyre rregullave, dy peshkatarë e pësuan me fatalitet në vitin 2006, pasi tentuan të futeshin aty.
Kur helikopterë nga Rojet bregdetare indiane fluturojnë lart – qoftë në misione zbulimi, ose hedhjen e ushqimeve për njerëzit, ata janë sulmuar me shigjeta dhe gurë.
Askush nuk është mjaft i sigurt se sa njerëz Sentinelese jetojnë në ishull – numri është vlerësuar të jetë diku në mes të 50 dhe 400 njerëz.
Ata kanë jetuar në izolim në ishull për më shumë se 60.000 vjet, sipas antropologëve.
Por, sipas një grupi të të drejtave fisnore, Sentineleset janë në rrezik për tu zhdukur.