Në kulmin e sezonit turistik, ishulli Mykonos, në Greqi ka hyrë në një bllokim. Mediat e huaja raportojnë se masat emergjente janë njoftuar nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Nga sot, 17 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, një masë që do të jetë e vlefshme deri më 26 korrik. Në të njëjtën kohë, muzika në lokale u ndalua 24 orë. Këto masa erdhën pasi në Mykonos numri i rasteve me virus është katërfishuar brenda një jave.
Masat e shpallura për Mykonos:
- Ndalimi i qarkullimit nga 01.00 në mbrëmje deri në 06.00 në mëngjes , me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore.
- Ndalimi i muzikës 24 orë në ditë, duke filluar nga sot në 18:00.
Masat janë të vlefshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të së hënës, 26 korrik, me një rivlerësim të ndërmjetëm të situatës epidemiologjike.
/Priza.al/