Itali/ 24-vjeçari i merr jetën nënës së tij duke e rrahur, telefonon policinë dhe pranon krimin

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në shtetin fqinj të Italisë, ku një 24 vjeçar ka vrarë nënën e tij.

Pas një mosmarrëveshje mes tyre mëngjesin e sotëm djali ka goditur me shkelma dhe grushte 58-vjeçaren deri sa i ka marrë jetën.

Pas ngjarjes ka qenë vetë 24-vjeçari që ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin.

Mësohet se nënë e birë jetonin së bashku, pasi burri i 58-vjeçares kishte ndërruar jetë prej kohësh./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *