Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për disa vjedhje. Mediat italiane raportojnë se policia e Modenës ka ekzekutuar 3 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria.
Shqiptarët akuzohen për vjedhje në Carpi, Sassuolo, Modena dhe në vende të tjera në provincën e Reggio Emilia, Bolonja dhe Ferrara. Një tjetër shqiptar ishte arrestuar nëntorin e kaluar me të njëjtat akuza dhe prej andej kishte nisur një operacion kompleks hetimor nga Skuadra Fluturuese e Modenës.
Shqiptarëve iu gjetën në banesë bizhuteri, ora, para, madje edhe pajisje elektronike, pre e mundshme nga vjedhjet. Banda pasi hapte kangjëllat dhe hynte në banesa, përdorte doreza për mos të lënë shenja gishtërinjsh.