Një bandë shqiptare në Itali është shkatërruar nga autoritetet, pasi akuzohet për disa vjedhje dhe grabitje të kryera në provincat Benevento, Caserta, Isernia, Salerno, Potenza dhe Matera.
Të arrestuarit janë 4 shqiptarë dhe dy shtetas rumunë, ndërsa urdhëri për prangosjen e tyre u lëshua nga gjykata e Beneventos.
Nga hetimet të kryera edhe me përgjime telefonike dolën indikacione të rënda lidhur me “ekzistencën e një grupi shtetasish rumunë dhe shqiptarë të dedikuar për kryerjen e vjedhjeve, të kryera gjatë natës”.
Grabitjet kryheshin kryesisht kundër objekteve industriale dhe aktiviteteve tregtare.