Sjellje nervoze dhe xhepa të mbushur…. ishin këto dy detajet që çuan policët italiane në ndalimin e një 24-vjeçari shqiptar që po ecte në këmbë në zonën Via Manfredi.
Pas kontrollit fizik të të riut, ata kanë gjetur 24 gramë kokainë të ndarë në 32 mbështjellës për 118 doza.
Kaq ka mjaftuar që i riu të dërgohej në komisariat, ndërsa sipas mediave italiane thuhet se ai kishte shkuar në Itali si turist.
Më pas i është ushtruar kontroll edhe në hotelin ku po qëndronte, por nuk i gjetur asgjë e dyshimtë.
Sakaq i riu është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë para trupit gjykues në ditët në vjim.