Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është kapur në flagrancë, pasi 1 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë u gjet e fshehur në motorin e makinës.
Shqiptari ishte duke udhëtuar në drejtim të Perugias, kur u ndalua nga një kontroll rutinë. Përveç lëndës narkotike gjatë kontrollit të makinës, policia sekuestroi edhe 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve ishte i “enkriptuar”, i përdorur për komunikime të padëgjueshme.
Shqiptari u dërgua në burgun Capanne.