Itali/ Arrestohet shqiptari pasi e tradhtojnë gjurm­ët e ADN-së, grabiti në seri disa banesa(Emri)

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili dyshohet se është autori i një sërë vjedhjesh në banesat e zonës së Bassanos së bashku me disa persona të tjerë.

Mësohet se 28-vjeçari Erjon Rama u arrestua falë gjurmëve të ADN-së që kishte lënë në skenën e krimit.

Sipas mediave italiane pasi grupi i hajdutëve kishte vjedhur me sukses 3 banesa, në një shtëpi të katërt mori një tablet dhe 500 euro duke shtyrë një prej dyerve me forcë, ku janë marrë dhe gjurmët.

Raportohet se identifikimi i autorëve është bërë nga analizimi i kamerave të zonës përreth që kanë zbuluar automjetin e hajdutëve, dhe më pas kanë bërë përputhjen me gjurmët e marra në vendngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *