Itali/ Çifti shqiptar mashtroi autoritetet italiane, përfituan mbi 100 mijë euro pension social

Një çift shqiptarësh kanë gënjyer prej vitit 2014 autoritet italiane, duke përfituar pension në një shumë totale prej rreth 105 mijë euro në mënyrë të paligjshme. Çifti ka lëshuar deklarata të rreme për vendbanimin në shtetin italian, për të kërkuar më pas marrjen në mënyrë të padrejtë nga INPS pensionin social.

Mediat italiane raportojnë se prej vitit 2014, në emër të tyre kreditohej periodikisht dhe në mënyrë të përpiktë në një llogari rrjedhëse shuma e caktuar.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vitin 2018 dhe se pas nisjes së procedurave për disbursimin dhe marrjen e përfitimeve të parave, janë kthyer në Shqipëri duke vazhduar të përfitojnë në mënyrë të paligjshme.

Por pas konstatimit të vendbanimit fiktive të subjekteve, njëri prej bashkëshortëve është denoncuar për veprën penale të marrjes së paligjshme të parave publike. Më tej autoritetet italiane kanë vepruar sipas ligjit, duke pezulluar dhe disbursuar të gjitha trajtimet e pensioneve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *