Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi u kap me 21 kg kokainë. Arrestimi i tij ndodhi nëntorin e vitit të kaluar në Friuli Venezia Giulia, në Udine të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.D.
Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari u ndalua nga policia teksa udhëtonte me një makinë, ku u gjet dhe sasia e drogës. Tashmë shqiptari do të vuaj dënimin për trafik droge.