Itali/ Derrat e egër ndërpresin mësimin, pëson lëndime një mësuese

Në një kopsht fëmijës në Bussi sul Tirino, është raportuar një situatë paniku pasi në ambientet e kopshtit katër derra të egër kanë hyrë gjatë zhvillimit të aktivitetit edukativ.

Pasi derrat depërtuan gardhi n e rrethimit të jashtëm të kopshtit, ata u futën në korridor ku u futen edhe në një klasë ku po bënin mësim  rreth 15 fëmijë, ata filluan të bërtisnin të frikësuar ndaj mësuesja e tyre u doli përpara derrave të egër duke marrë disa lëndime të lehta në krah.

Zhurma, tërhoqi vëmendjen e kuzhinierit të shkollës, i cili vrapoi menjëherë në klasë dhe ndihmoi fëmijët të dilnin jashtë. Fatmirësisht asnjë fëmijë nuk u dëmtua. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia pyjore, zjarrfikësit dhe kryebashkiaku Salvatore Lagatta.

Shkolla ndodhet pranë një pylli nën mal, në një zonë periferike dhe brenda parkut kombëtar Gran Sasso dhe Monti della Laga

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *