Tetë persona janë fundosur në liqen, mes tyre edhe një foshnjë 4 muajshe, pasi mësohet se kanë rënë në ujërat e liqenit Braies (Bolzano, Itali), teksa po ecnin në sipërfaqen e ngrirë, e cila u thye për shkak të temperaturave në rritje të ditëve të fundit.
Ndërkohë, personat janë dërguar në spital pasi kanë shfaqur shenja të hipotermisë së rëndë.Bëhet me dije se të parët që ranë në ujë, ishte familja me foshnjën 4 muajshe dhe më pas personat e tjerë, të cilët ndërhynë për të dhënë ndihmë.
Në një operacion të furishëm shpëtimi, me ndihmë nga ajri, shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe më pas kanë arritur të shpëtojnë të gjithë personat, të cilët ndodhen në kushte të hipotermisë së rëndë.