Trupi i pajetë i një gruaje 59-vjeçare nga Shqipëria është gjendur ditën e sotme në zonën e Marina di Massa në Milano të Italisë. Për të ishte bërë më parë edhe një denoncim ku ishte shpallur e humbur.
Kufoma u gjet nga një burrë i cili po ecte në plazh, i cili njoftoi autoritetet kur pa një trup të pajetë në det.
Sipas mediave italiane ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterit të Marinës për të nxjerrë trupin e 59-vjeçares, ndërsa autoritetet po hetojnë ende mbi shkaqet e vdekjes dhe zbardhjen e ngjarjes.