Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një grua ka vrarë bashkëshortin e saj teksa kanë qenë duke ngrënë darkë. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në Nuvolento, në provincën e Brescia-s në Itali.
Një zënkë e momentit i kushtoi jetën Romano Fagoni-t, 59 vjeç, i cili u godit disa herë me thikë në fyt nga bashkëshortja e tij.
Raffaella Ragnoli, 3 vjet më e re se viktima, u arrestua nga policia italiane. Gjithashtu mësohet se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, i pranishëm ishte edhe djali 15-vjeçar i çiftit. Ishte pikërisht i mituri që telefonoi shërbimet e emergjencës.
Zënkat duket se ishin të shpeshta kohët e fundit në familjen Fagoni. Gjatë darkës gruaja mori një thikë dhe e goditi të shoqin në fyt.