Një shtetas 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e mbrëmjes në Imola, në zonën e Bolognese. Ai po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip ‘Mercedes CLK’ i cili pas një devijimi të papritur, doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 24-vjeçari u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit. Shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur.
Shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale.