Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku një shqiptar 60-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike. Ai u gjet i pa jetë në shtëpinë e tij pasi mendohet se u godit nga një shkarkesë elektrike teksa po punonte me një kabull.
Viktima është Zaim Qoshja. Sipas medieve italiane, ai jetonte në Savignano bashkë me të shoqen Brunilda dhe vajzën Suada. Djali, Juliani, që nuk jeton me familjen, tha se nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar babain. Ai u gjet i vdekur në vend. Zbulimi u bë rreth mesditës, pasi Zaimi nuk po përgjigjej në telefon. Pas kërkimit në shtëpi, trupi i tij i pajetë u gjet në bodrum.
Edhe pse pista kryesore mbetet goditja e korrentit, nuk përjashtohet mundësia që Zaimi të ketë humbur jetën edhe nga ndonjë sëmundje. Familja e tij ishte integruar shumë mirë në Itali, raportojnë mediat. Ndërkohë funerali i Zaimit do bëhet në Shqipëri.
/Burimi Gazzetta di Modena/ përshtati në shqip Priza.al/