Një shqiptar është vënë në pranga në Peruxhia, gjatë një aksioni të policisë italiane i janë gjetur dhe sekuestruar 24/kg mariuhanë në një banesë.
“Pas një shërbimi vëzhgimi dhe ndjekje, efektivët kryen një kontroll, me ndihmën e njësive të qenve, duke gjetur dy çanta me drogë të fshehura në një dollap”, raporton “perugiatoday”.
Sipas të njëjtit burim, nëse do të shitej në doza, vlerësohet se droga do të gjeneronte mbi 150 mijë euro.
Gjeneralitetet e shqiptarit të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimi i medias italiane.