Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Fidenza-s në Itali, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Ai pësoi një aksident teksa u përplas me një shtyllë ndriçimi gjatë kohës që qarkullonte me makinë.
Brenda makinës ishte edhe një tjetër bashkëatdhetar i të riut. Gjatë kontrollit të bërë, u konstatua se i riu që drejtonte makinën nuk dispononte leje drejtimi, ndërsa në derën e automjetit u gjetën doza kokaine dhe kanabisi. Më tej karabinierët kontrolluan edhe dhomën e hotelit ku po qëndronin dy të rinjtë ku gjetën doza të tjera kanabisi dhe një pistoletë tip ‘Beretta’.
Ndaj 20 vjeçarit shqiptar rëndon akuza e posedimit të lëndëve narkotike dhe të mbajtjes së armëve pa leje.