Itali/ I riu shqiptar, trafikant droge, kap me shqelma policët! Ikën si ‘raketë’ me makinë mes trafikut, por…  

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një provincë të Italisë, ku një i ri shqiptar shpërndarës droge, ka kapur me “dru” agjentët e antidrogës që shkuan për ta kapur.

Pasditen e së shtunës, 35-vjeçari është vënë re nga agjentë të angazhuar në një aksion antidrogë, tek po qarkullonte në gjendje nervoze në drejtim të Meranos me një makinë të vogël.

Kur ndali pranë një semafori të kuq, agjentët e policisë e kanë arritur dhe e kanë urdhëruar të afrohet por ai, si kundërpërgjigje, ka tentuar fillimisht të shtyjë një agjent dhe i ka dhënë marsh makinës duke ikur me shpejtësi të madhe përmes trafikut dhe duke rrezikuar sigurinë e makinave të tjera dhe këmbësorëve.

Pas pak minutash, në përfundim të një ndjekjeje të rrezikshme, 35-vjeçari u kap dhe u ndalua.

Edhe pse nuk kishte rrugë shpëtimi, ai u përpoq t’i shpëtonte kontrollit duke gjuajtur me shqelma e grushte, si dhe në të njëjtën kohë, të hidhte menjëherë dy pako në tokë që përmbanin rreth 1 gram kokainë dhe 15 heroinë.

Më pas kontrolli u shtri në shtëpinë e tij, ku u gjet një shishe me 42 gramë metadon, për të cilin ai nuk e kishte një recetë mjekësore, si dhe një peshore elektronike precize.

Ai u arrestua për zotërim të lëndëve narkotike, me qëllim trafikimin dhe rezistencën ndaj policisë në gjendje të rënduar dhe u dërgua në paraburgim, në Marassi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *