Itali/ Kapet një ton kokainë e fshehur në motorët e një anije tregtare; si ranë në pranga shqiptarët

Policia italiane ka sekuestruar një ton drogë të fshehur në motorët e një anije tregtare që mbërriti ditën e djeshme në portin e Savonas. Lënda narkotike e llojit kokainë ishte ndarë në 741 pako dhe u zbulua nga seksioni i operacioneve detare të cilët kontrolluan nën ujë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se hetimi kishte nisur prej disa javësh pas sinjalizimeve për trafik ndërkombëtar të kokainës që kishte bazë në Italinë qendrore, ndërkohë që janë zbuluar edhe lidhjet e kësaj skeme me krimin shqiptar.

Në pranga janë vënë katër shtetas shqiptarë, të cilët drejtonin trafikun e lëndës narkotike. Forcat e policisë kishin mësuar për mbërritjen e një tjetër ngarkese me kokainë në port me flamurin e Hong Kongut e cila ishte nisur nga porti i Santos në Brazil në datë 30 Dhjetor.

Gjithashtu në datë 2 janar policia sekuestroi një sasi të madhe kokaine në një apartament ku trafikantët fshihnin ngarkesën që merrnin në portin e Savonas.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *