Itali/ Kërcënoi se do të vriste kryeministren italiane dhe vajzën e saj, policia identifikon autorin

Policia italiane më në fund ka identifikuar autorin që kishte kërcënuar me jetë kryeministren italiane dhe vajzën e saj. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo.

“Nëse i heq të ardhurat bazë, do të të vras ​​ty dhe vajzën tënde”. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”“, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari, siç raportohet në Twitter nga llogaria e “Vëllezërit e Italisë.”

Sipas asaj që është bërë e ditur, policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë hetimeve online është konfirmuar se llogaria i përkiste të dyshuarit. Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pajisje të tjera.

Partia “Vëllezërit e Italisë” në fakt kanë “akuzuar” 5 Yjet e Giuseppe Contes, duke pasur parasysh se ai po nxit klimën e urrejtjes ndaj Giorgia Melonit.

“Nxitja e zemërimit dhe urrejtjes është e rrezikshme. Shpresoj që Giuseppe Conte të mendojë për një minutë dhe t’i dënojë pa hezitim këta njerëz të dhunshëm”, shkroi në në Twitter drejtori i organizatës, Giovanni Donzelli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *