Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me kokainë dhe mbi 22 mijë euro cash në banesë. Në pranga kanë rënë shtetasit motër dhe vëlla, të moshave 30 dhe 25 vjeç.
Dy shqiptarët kryenin dërgesa droge në shtëpitë e blerësve, me ndihmë të celularëve.
Pasditen e së enjtes, hetuesit kanë ndjekur të renë që u kap në Cassano Magnago duke dhënë një dozë kokaine prej rreth gjysmë grami një shtetasi italian, kundrejt vlerës 50 euro. Në çantën e saj u gjetën katër doza të tjera dhe 140 euro.
Kontrolli në shtëpinë e saj zbuloi përfshirjen e vëllait të saj. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 500 kilogram kokainë të ndarë në nëntë mbështjellës me peshë rreth 50 gramë secila dhe 73 doza të tjera.
Sakaq u zbuluan 22.300 euro cash dhe 5 celularë me të cilët dy të arrestuarit merrnin porosi.